Zyrtari i lartë amerikan, Dennis Hastert ka përsëritur se lufta kundër terrorizmit mund të marrë vite, por ka thënë se Shtetet e Bashkuara "do të çlirojnë botën nga terrorizmi".
"Ne mendojmë se, më në fund, do të çlirojmë botën nga terrorizmi, por kjo është një luftë që nuk do të marrë katër javë apo katër muaj. Mund të duhen vite për ta bërë këtë, por ne do ta çojmë deri në fund", ka thënë kryetari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Dennis Hastert në një bisedë me gazetarë gjatë vizitës së një spitali ushtrarak amerikan në Gjermani.