Ndërlidhjet

RAMALLAH


Zyrtarët palestinezë njoftojnë se lideri palestinez Yasser Arafat dhe mandatari Mahmud Abbas kanë tejkaluar qorrsokakun lidhur me formimin e kabinetit të ri, të cilin tash duhet ta aprovojë parlamenti.
"Presidenti Arafat posa shpalli formimin e kabinetit", tha Nabil Shaath.
Nga Mahmud Abbas kërkohej të caktojë kabinetin e tij deri në mesnatë apo të heq dorë.
Shtetet e Bashkuara kishin thënë se i shumë vonuari "itinerer" për paqë midis Izraelit dhe palestinezëve do të publikohej shpejtë nëse Abbas dhe kabineti i tij konfirmohen nga paralamenti palestinez deri në afatin e fundit të mesnatës së sontëme.
XS
SM
MD
LG