Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit ka votuar që të zgjasë kontrollin e Kombeve të Bshkuara të programit naftë për ushqim në Irak deri në 3 qershor për të ndihmuar shërbimet imediate humanitare, por Shtetet e Bashkuara kërkojnë heqien totale të sanksioneve tash kur regjimi i Saddam Hussein është fundosur.
"Ne mendojmë se regjimi i sanksioneve duhet të hiqet sa më parë. Mendoj se kjo do të jetë një nga çështjet që ne do t'e diskutojmë në Këshillin e Sigurimit ndërmjet këtij çasti dhe fundit të kësaj faze të programit naftë për ushqim", tha ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Negroponte.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG