Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara dezavuan planin e katër vendeve evropiane për krijimin e shtabeve të forcës
shumkombëshe.
Sekeretari amerikan i shtetit, Colin Powell ka thënë para Komitetit për marrëdhënje të jashtëme të Senatit se NATO-s nuk i duhen struktura të reja komanduese, por kapacitete më të mira ushtatrake dhe armatimi.
Powell i ka bërë këto komente pasi liderët e Francës, Gjermanisë, Belgjikës dhe Luksemburgut-të gjithë kundërshtarë të luftës së prirë nga Shtetet e Bashkuara në Irak-sot u dakorduan të forcojnë bashkëpunimin ushtarak midis vedi, një hap që ka për qëllim të bëjë mbrojtjen evropiane më pak të mvarur nga Shtetet e Bashkuara.
Colin Powell ka thënë gjithashtu se dyert e NATO-s mbesin të hapura për kandidatët e rinj. Ai tha se Uashingtoni përshëndet kërkesat për anëtarësim në NATO të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe vendeve tjera të ardhëshme.
XS
SM
MD
LG