Ndërlidhjet

BAGDAD


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld arriti në Bagdad ku deklaroi se trupat e Shteteve të Bashkuara do të qëndrojnë në Irak vetëm aqë gjatë sa do të jetë e nevojëshme për të siguruar se Iraku ka një qeveri demokratike.
Rumsfeld ka thënë se forcat e koalicionit janë zotuar që të nmdihmojnë për vendosjen e rendit dhe shërbimeve themelore për irakianët dhe t'u ndihmojnë që të formojnë qeverinë e tyre.
''Mendoj se ajo që do të jetë e shënuar kur do të vështrohen këto përpjekje është se u çlirua një numër i madh qenjesh njerëzore-intelegjente dhe energjike- nga një regjim brutal. Kjo është gjë e mirë jo vetëm për ata njerës , por edhe për rajonin dhe botën'', tha sekretari amerikan i Mbrojtjes gjatë qëndrimit në Basra.
Donald Rumsfeld është zyrtari më i lartë i qverisë së Shteteve të Bashkuara që shkon në Irak që kur kishte filluar lufta para gjashtë javësh.
XS
SM
MD
LG