Ylber Hysa, Drejtor i Institutit për Iniciativë Qytetare
RADIO EUROPA E LIRË
Zoti Hysa pas raportit të fundit të Këshillit të Sigurimit edhe organizata e njohur Amnesty International, e ka kritikuar gjendjen e pakicave në Kosovë. Si e vlerësoni juve këtë raport dhe sjelljen e institucioneve kosovare ndaj tij?
YLBER HYSA
Po gjithësesi është një ndjenjë ndoshta nervozizmi tek institucionet kosovare me faktin që gjendja e pakicave, megjithëse është larg prej të qënit e kënaqshme, përsëri ka shënuar një lloj progresi, sidomos përsa i përket disa treguesve negativë siç ka qenë krimi i bazuar në motive etnike. Por normalisht një gjendje për të thënë se pakicat gëzojnë një liri në një shoqëri normale, me siguri është ende larg. Fakti që reagohet me një nervozizëm të tillë, ndoshta tregon dhe një realitet kosovar, i cili në një mënyrë ka harruar kohën kur pikërisht duke u mbështetur në disa raporte si ky i Amnesty International, dhe i shumë organizatave të tjera të ngjashme, gjendja e kosovarëve gjeti zërin e vet në botë. Prandaj një reagim i tillë, përveç një nervoziteti, ndoshta tregon një gjendje mentale të këtyre institucioneve, të cilat kanë filluar të jenë në kurthin e realitetit dhe kjo ndoshta i ka bërë ata të reagojnë në një mënyrë që nuk është e përshtatshme dhe pozitive.
Ne duhet të kujtohemi se pikërisht duke parë këto raporte me dekada, kosovarët, të cilët kanë qenë të persekutuar, kanë patur një zë në institucionet vendimmarrëse dhe kanë bërë që të ndryshojë një realitet, në të cilin institucionet kosovare tashmë mund të reagojnë edhe kundër raporteve të tilla.
RADIO EUROPA E LIRË
Rrjedhimisht nga kjo zoti Hysa, cili mund të jetë vlerësimi juaj i përgjithshëm për këtë raport?
YLBER HYSA
Kundër faktit se një raport i tillë ka shumë ndoshta zbrazëti, ai duhet qasur shumë më seriozisht dhe duhet kuptuar si mesazh, një mesazh shumë i fuqishëm për institucionet kosovare, për një realitet i cili nuk mund të jetë në asnjë mënyrë i pëlqyeshëm për standardet ndërkombëtare. Nëse synimi jonë është ndërtimi i një shoqërie funksionale demokratike me një status përfundimtar të favorshëm për shumicën e qytetarëve të Kosovës, atëhere duhet patur shumë kujdes për të ndryshuar një realitet, i cili mund të jetë i kritikuar nga organizatat si Amnesty International, madje edhe në pastë aty gabime të vogla.
RADIO EUROPA E LIRË
Institucionet kosovare janë edhe në fazën e marrjes së kompetencave. Ndërsa kryeministri kërkon shtimin e ministrive në qeverinë e tij, kryetari Rugova i është drejtuar kryesuesit të radhës së OSBE-së, nga i cili kërkoi qasjen e presidencës së Kosovës në politikën e jashtme. Si i shihni ju kërkesat e shtuara të liderëve vendorë për më shumë kompetenca?
YLBER HYSA
Nëse diçka është e përbashkët në këto dy pozicionime, është fakti që kosovarët po reagojnë në mënyrë më energjike dhe më konkrete përsa i përket bartjes së kompetencave dhe tani kanë filluar t'a ndiejnë tërë ngushtësinë që u jep atyre ky kufizim i kompetencave.
Në këtë aspekt ndoshta duhen ndarë përpjekjet, në të cilat kryeministri Rexhepi është drejtpërdrejt i përfshirë dhe mundohet që në këtë paketë të zgjerojë jo vetëm vëllimin e kompetencave, por edhe cilësinë e qasjes në punën institucionale dhe kjo gjithsesi do të thotë edhe më shumë ministri.
Ndërsa sa i përket reagimit të zotit Rugova, ai gjithsesi është një refleksion për gjendjen në të cilën jemi dhe ku funksionarët dhe institucionet kosovare nuk mund të përfaqësohen jashtë dhe nuk mund të mbartin zërin e kosovarëve. Mirëpo kjo gjë egziston prej shumë kohësh dhe nuk duhet pritur rasti, siç është ky i tanishmi, kur zoti Rugova nuk mund të udhëtojë me zotin Shtajner në Vjenë, sepse kjo gjendje është vetëm pasojë e një situate, dhe reagimi ndaj gjërave të tilla është vetëm një reagim aposterior. Konsideroj se duhet patur një angazhim shumë më të hershëm dhe më prioritar, i cili do t'i parapengojë gjëra të tilla.
RADIO EUROPA E LIRË
Në vlerësime të ndryshme thuhet se këto kompetenca, në fakt i kanë takuar qeverisë që nga themelimi i saj, prandaj sa do të mund të konsideroheshin të realizueshme nismat në kuvendin e Kosovës për nxjerrjen e kushtetutës së Kosovës, e cila do t'i rregullonte këto çështje më qartë sesa i rregullon korniza kushtetuese.
YLBER HYSA
Po tashmë është e qartë se shumë nga këto kompetenca në fakt nuk janë bartur në institucionet kosovare dhe kjo ka bërë që ata të jenë të vërtet të kufizuar. Por nganjehërë ka patur edhe vetë kufizime në qasjen e këtyre institucioneve dhe në marrëdhëniet që ato kanë ndërtuar me partitë, subjektet që kanë garantuar një qeveri të koalicionit të gjerë dhe unë nuk kam parë një bashkëpunim përmes këtyre subjekteve sa u përket këtyre çështjeve.
Si rrjedhojë subjektet, që në të njëjtën kohë e kanë përkrahur adaptimin e kushtetutës së përkohshme, tani kërkojnë zgjerimin ose hartimin e një kushtetute të re. Konsideroj që këto mos-harmonizime të qëndrimeve egzistojnë edhe për çështjet si moratoriumi, përshtatja e kohës, mospërkrahja apo përkrahja. Çështja e mospasjes së një konsenzusi për bartjen e kompetencave, në fakt do të bëjë që këto institucionet tona vendimarrëse të jenë edhe më të kufizuara se ç'janë nga mungesa e kompetencave që u është përcaktuar nga administrata ndërkombëtare.
Intervistoi Zijadin Gashi