Ndërlidhjet

TEL AVIV


Gjykatat në Izrael kanë dënuar me burgim të përjetshëm, Naser Avais, për drejtimin e një sulmi, gjatë të cilit humbën jetën 14 izraelitë.
Avais është nga themeluesit e grupit militant palestinez, Martirët e Al-Aksës.
Ndërkaq i dërguari i posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme, William Burns, po vazhdon vizitën në rajon, ku po diskuton planin e paqes izrelito-palestineze.
Burns takohet pasditen e sotme dhe me kryeministrin e ri palestinez, Mahmud Abas.
XS
SM
MD
LG