Shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner ka thënë në Vienë se fjala ''bojkot'' duhet të fshihet nga jeta politike në Kosovë, duke theksuar se në struktuarat e qeverisjes demokratike që janë themeluar atje gjatë këtyre viteve duhet të marrin pjesë të gjithë.
Duke folur në Këshillin e Përherëshëm të OSBE-së Steiner është angazhuar për shpejtimin e procesit të kthimit të refugjatëve dhe personave të zhvendosur nga Kosova.
''Duhet të përshpejtojmë procesin e kthimit ashtu që të gjithë personave të zhvendosur t'u sigurojmë të informohen dhe vetë të marrin vendim se a dëshirojnë të kthehen'', ka thënë Steiner.
Steiner ka thënë gjithashtu se ''pjestarët e bashkësive minoritare duhet të pranojnë realitetet e reja dhe të veprojnë nëpërmjet institucioneve legale''.
Sa për krimin e organizuar, Michael Steiner ka thënë se ''ai nuk njeh kufij, se është problem rajonal që kërkon zgjidhje rajonale''.