Ndërlidhjet

KAZABLANKA


Së paku 39 vetë është numri i viktimave si pasojë e sulmeve vetvrasëse që ndodhën në orët e vona të natës së shkuar në qytetin Kazablanka në Marok.
Në mesin e të vdekurve janë dhe 10 atentatorët vetvrasës, ka bërë të ditur ministri i brendshëm maroken, Mustafa Sahel.
Sulmet ndodhën afër qendrës kulturore hebreje, pranë një qendre spanjolle, një hoteli luksoz dhe konsullatës belge.
Nënsekretari amerikan i Mbrojtjejes Paul Wolfowitz, ka theksuar se sulmet në Marok tregojnë se "terrorsitët janë ende aktivë dhe të rrezikshëm".
Deri tani askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet, ndërsa ato janë dënuar nga zyrtarët marokenë dhe ata sauditë.
XS
SM
MD
LG