Ndërlidhjet

VARSHAVË


Zyrtarë ushtarakë nga 15 vende kanë vazhduar diskutimet në Varshavë lidhur me formimin e një force stabilizuese të prirë nga Polonia në Irak.
Polonia është e gatëshme të dërgojë rreth 2000 trupa në Irak, por fuqia e forcës duhet të jetë rreth 7000 ushtarë për të kontrolluar në mënyrë adekuate rajonin e caktuar midis Basras dhe Bagdadit.
Ministria polake e mbrojtjes nuk specifikoi se cilat vende kanë dërguar përfaqësuesit në konferencë, por shtypi i Varshavës ka njoftuar se Shqipëria, Bullgaria, Italia, Lituania, Rumania, Spanja dhe Ukraina ishin të gatëshme që t'i kontribuojnë me trupa asaj force.
XS
SM
MD
LG