Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kurrfarë përparimi nuk mund të bëhet në planin e paqes për Lindjen e Mesme, derisa Autoriteti palestinez nuk i shtyp grupet e armatosura militante, tha kryeministri izraelit Ariel Sharon, pas takimit me sekretarin amerikan të shtetit.
Colin Powell e quajti grupin palestinez Hamas "armik të paqes", dhe i bëri thirrje kryeministrit palestinez Mahmoud Abbas t'i shpërndajë grupet militante.
"Armiku i paqes ka qenë Hamasi, sidomos në dy javët e fundit. Duke qenë se Hamasi i është përkushtuar dhunës dhe terrorit, me dëshirën për ta shkatërruar shtetin e Izraelit, mendoj se paraqet një problem, të cilin duhet ta zgjidhim në mënyrë të gjithanshme", tha Colin Powell.
Sekretari i shtetit arriti në rajon ta shtyjë përpara zbatimin e planit të paqes, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara, Rusia dhe Bashkimi Evropian.
Plani parasheh shpërndarjen e grupeve palestineze, tërheqjen e Izraelit nga disa territore të pushtuara dhe shpërbërjen e disa vendbanimeve izraelite.
Prej miratimit të planit, e kanë humbur jetën rreth 50 veta.
XS
SM
MD
LG