Ndërlidhjet

JERICHO/BREGU PERËNDIMOR


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell u ka kërkuar izraelitëve dhe palestinezëve të punojnë për tërheqjen e Izraelit nga Gaza dhe qyteti Betlehem në Bregun Perëndimor, ndërsa palestinezët ta marrin përsipër sigurinë në këto zona.
Duke folur pas takimeve në Jericho me kryeministrin palestinez Mahmoud Abbas, Powell tha se kjo do t'u dërgonte mesazh të vërtetë palestinezëve se Hamasi dhe grupet tjera militante palestineze nuk kanë përgjigje të drejtë ndaj krizës.
Komentet e sekretarit të shtetit u bënë fill pas vrasjes së një izraeliti dhe plagosjes së tre të tjerëve, përfshirë dy amerikanëve, në sulmet e Hamasit në Bregun Perëndimor.
Ndërkaq pas takimit që pati me kryeministrin izraelit Ariel Sharon, Colin Powell e quajti Hamasin "armik të paqes".
"Armiku i paqes ka qenë Hamasi, sidomos në dy javët e fundit. Duke qenë se Hamasi i është përkushtuar dhunës dhe terrorit, me dëshirën për ta shkatërruar shtetin e Izraelit, mendoj se paraqet një problem, të cilin duhet ta zgjidhim në mënyrë të gjithanshme", tha Colin Powell.
XS
SM
MD
LG