Ndërlidhjet

XHERIKO


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, është takuar me përfaqësuesit më të lartë izraelitë e palestinezë në përpjekje për të vënë në jetë planin e paqes.
Powell ka kërkuar nga Izraeli të tërhiqen nga Rripi i Gazës dhe Betlehemi, në Bregun Perëndimor.
Powell gjatë takimit me kryeministrin palestinez, Mahmud Abas, ka kërkuar që grupi militant Hamas të izolohet, pasi nuk është partner për paqen.
"Gjithë bashkësia ndërkombëtare duhet të flasë fuqishëm kundër aktiviteteve të Hamasit. Organizata me të cilën ne po përballemi sot nuk ka demonstruar të jetë bashkëpunuese për të mirën e paqes", tha Powell.
XS
SM
MD
LG