Bekim Bislimi, Prishtinë
Kosova ka qenë pjesëmarrëse e rëndësishme për zhvillimin e programit për bashkëpunim rajonal për kthimin e refugjatëve dhe pavarësisht nga statusi i saj përfundimtar, ajo i takon Ballkanit perëndimor, ka thënë sot Soren Jesen Peterson shef i Iniciativës Rajonale për Migracionin, Azilin dhe Refugjatët në Paktin e Stabilitetit.
Zoti Petersen ka theksuar se për realizimin e programit ka marrë mbështetjen e fortë nga administrata ndërkombëtare në Kosovë dhe nga kryeministri i qeverisë, ndërkohë që janë bërë parapërgatitjet edhe për kthimin e të zhvendosurve.
“Është e qartë se në Kosovë është bërë shumë punë e rëndë. Janë bërë përgatitjet dhe parakushtet për kthimin, sa i përket sigurisë, qasjes nëpër shtëpitë e tyre, të drejtat ekonomike dhe kulturore”, tha Soren Peterson, duke shtuar se ende nevojitet kohë për të arritur rezultatet e dëshiruara, pavarësisht se në terren është duke u punuar për këtë. Ai tha se lidhur me çështjen e kthimit të të zhvendosurve ka biseduar edhe me zëvendës kryeministrin serb Nebojsha Çoviç, me të cilin janë pajtuar se janë shënuar zhvillime pozitive në Bosnjë dhe Kroaci, ndërkaq sa i përket Kosovës, Soren Peterson ka thënë se ka pasur rezultate të kufizuara.
“Mund të them se politizimi i çështjes së të kthyerve asnjëherë nuk është i dobishëm. Mendoj se është jashtëzakonisht me rëndësi që çdo politikan ngado që vjen të mos e shfrytëzojë çështjen e kthimit në kuadër të lojërave politike”, tha Peterson, duke mos dashur të komentojë se cilët politikanë kanë bërë lojëra të tilla.
Sidoqoftë shefi i Iniciativës Rajonale për Migracionin, Azilin dhe Refugjatët në Paktin e Stabilitetit, theksoi se me 8 korrik në Vjenë do të mbahet një mbledhje e komisionit drejtues të Paktit të Stabilitetit për të miratuar programin e Iniciativës Rajonale për Migracionin, Azilin dhe Refugjatët.