Ndërlidhjet

BAGDAD


Përfaqësues të Forcave të Shteteve të Bashkuara në Irak kanë thënë sot se, në dy operacione që po vazhdojnë, kanë arrestuar 180 persona. Është thënë se këto operacione kanë për qëllim goditjen e rezistencës së armatosur kundër forcave të koalicionit, që kanë pushtuar Irakun. Agjencia Reuters informon se së paku 22 ushtarë amerikanë dhe 6 britanikë janë vrarë nga të shtënat armiqësore prej 1 Majit, kur presidenti amerikan, George Bush shpalli përfundimin e operacioneve kryesore luftarake në Irak.
XS
SM
MD
LG