Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sot është afati i fundit që Shtetet e Bashkuara u kanë vënë vendeve që të dakordohen me përjashtimin e shtetasve dhe personelit ushtarak amerikan nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë ose të rrezikojnë ndërprerjen e ndihmës ushtarake amerikane.
Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë këte Tribunal dhe dëshirojnë imunitet për shtetasit e vetë, duke thënë se kanë droje se amerikanët mund të ballafaqohen me gjykime të motivuara politikisht.
Shqipëria është në mesin e 50 vendeve që kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale me Shtetet e Bashkuara për këte çështe dhe që e ka ratifikuar ate, kurse Maqedonia gjithashtu ka nënshkruar marrëveshje, por akoma nuk e ka ratifikuar.
XS
SM
MD
LG