Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë ofruar shpërblim prej 25 milion dollarësh për informatë që do të shpiente në kapjen e ish presidentit irakian Saddam Hussein, apo që do të konfirmonte vdekjen e tij si dhe 15 milion dollarë për dy djemt e tij të arratisur, Uday dhe Qusay.
Sekretari amerikan i shtetit, Colin Povell ka thënë se Shtetet e Bashkuara duan të jenë të sigurtë nëse Saddam është gjallë apo vdekur.
''Ne besojmë se është e rëndësishme të bëjmë ç'është e mundur pët të përcaktuar vend-ndodhjen e tij, nëse ai është gjallë apo vdekur, me qëllim të asistimit në përpjekjet stabilizuese dhe që populli i Bagdadit të jetë apsolutisht i sigurtë se ai nuk do të kthehet'', ka thënë Powll.
Zyrtarët amerikanë kanë fajsuar përkrahësit e Saddamit për sulmet e fundit kundër trupave të Shteteve të Bashkuara në Irak.
XS
SM
MD
LG