Ndërlidhjet

TIRANË


Një grup intelekualësh shqiptarë në krye me shkrimtarin Ismail Kadare sot i kanë bërë apel prefektit të Romës që të konsiderojë prejardhjen etnike shqiptare të Nënë Trezes, jo vetëm vendlindjen e saj në Maqedoni, kur të zbulojë shtatoren e saj.
Në letrën drejtuar prefektit Walter Veltroni ata thonë se vendosja e shtatores së Nënë Trezës në sheshin që do të thirret ''Maqedonia'' dhe vendosja e një mbishkrimi në alfabetin cirilik maqedonas duke lënë mbas dore çfarëdo reference për përkatësinë e saj etnike shqiptare, do të ishte e gabuar.
''Ne kërkojmë nga ju që të ndalni këte projekt tinzar për uzurpimin e personalitetit dhe veprës së Nënë Terezes'', thuhet në letër.
''Ne shpresojmë se ju nuk do të bëheni pjesë e këtij projekti ku falsifikohet historia për hir të interesave politike'', thuhet në letrën drejtuar prefektit të Romës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG