Ndërlidhjet

MOSKË


Raportohet se nëntë ushtarë rus janë vrarë kurse pesë të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve të fundit të kryengritësve çeçenë kundër forcave ruse.
Ushtarët janë vrarë mbrëmë kur automjeti i tyre kishte shkelur në një minë në jug të Çeçenisë, kurse kryengritësit nga pusia kishin hapur zjarr.
Akoma nuk dihet se sa kryengritës janë vrarë gjatë këtij sulmi.
Ndërkohë, raportuesi i ri i Këshillit të Evropës për Çeçeninë, Andreas Gross, i ka bërë thirrje Rusisë që të zgjerojë e thellojë procesin politik në republikën kryengritëse ashtu që të përfshijë forcat e ish presidentit të Çeçenisë, Aslan Maskhadovit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG