Ndërlidhjet

MOSUL


Zyrtarët amerikanë thanë se mund të kenë vrarë dy djemtë e Sadam Huseinit, Odai e Qusai, pas shkëmbimeve të ashpra të zjarrit në një vilë në qytetin verior të Mosulit.
Forcat amerikane thanë fillimisht se besojnë të kenë vrarë katër irakianë, të një rëndësie të vecantë, që renditeshin në mesin e emrave kryesorë të regjimit të Sadamit.
Zyrtarët amerikanë deklaruan se trupat ndonëse nuk janë në kushtet më të mira janë shumë të ngjashme me ato të djemve të diktatorit irakian.
Odai e Qusai renditeshin menjëherë pas Sadamit në hirearkinë e pushtetit.
Ndërkaq Shtëpia e Bardhë ka pohuar se nuk mund të konfirmojnë ende lajmin.
XS
SM
MD
LG