Ndërlidhjet

UASHINGTON


Krijimi i shtetit palestinez në vitet që vijnë varet nga ndërpreja e sulmeve terroriste kundër Izraelit, tha presidenti amerikan George Bush pas takimit me kryeministrin izraelit, Ariel Sharon.
"Ngritja e një shteti paqësor palestinez në vitet që vijnë dhe siguria afatgjatë e popullit të Izraelit varen nga mposhtja e terrorizmit, grupeve terroriste dhe dhënjes fund të urrejtjes", tha Bush.
Presidenti amerikan shtoi se është i inkurajuar nga hapat pozitive të marra nga Izraeli për të arritur paqen.
Sharon në konferencën e përbashkët për shtyp ka theksuar:
"Muri i sigurisë do vazhdojë të ndërtohet duke shtuar dhe përpjekjet që të pakësojë ndikimin negativ që mund të ketë në jetën e palestinezëve."

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG