Ndërlidhjet

PRAGË


Një audio shirit që thuhet se vjenë nga zyrtari i lartë i al Kaidës, Ayman al Zavahari i transmetuar nga stacioni televiziv arab al Arabnia u tërheq vëmendjen Shteteve të Bashkuara se do të paguajnë ''çmim të lartë'' nëse ekzekutojnë me vdekje ndonjë nga të arrestuarit që mbahen në bazën Guantanamo në Kubë, të cilët do të gjykohen nga gjykata ushtarake amerikane.
Në Ushington, sekretari amerikan i Drejtësisë, John Ashcroft është paraqitur në disa emisione televizive duke tërhequr vërejtjen për sulme të mundëshme të reja nga al Kaida.
Lideri i Libisë, Moammar Gadafi ka deklaruar në një program televiziv amerikan se lufta e prirë nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorit ka krijuar ambient që përforconë al Kaidën, duke thënë se myslimanët anembanë botës i perceptojnë luftërat në Afganistan dhe në Irak si agresion kundër Islamit dhe si një përpjekje për zgjerimin e ndikimit Amerikan.
XS
SM
MD
LG