Ndërlidhjet

JERUSALEM


Izraeli filloi lirimin e qindra të burgosurve palestinezë si pjesë e asaj që e quan gjest i vullnetit të mirë. Sot u liruan rreth 340 të burgosur, ndërsa nesër pritet të lirohen edhe 100 të tjerë. Palestinezët e quajtën lirimin e tyre gjest joadekuat. Nabil Abu Rdeineh nga kabineti i liderit palestinez Jaser Arafat thotë se lirimi i disa të burgosurve që do ta bëjnë izraelitët është i pamjaftueshëm për shkak se kështu nuk janë marrë vesh. "Kjo nuk qëndron në marrëveshje", tha ai.
Mosmarrëveshja i kontribuoi anulimit të takimit të kryeminsitrit izraelit Ariel Sharon dhe atij palestinez Mahmoud Abbas.










DUBLIN






















Një gjykatës në Republikën e Irlandës e e shpalli fajtor sot Michael McKevitt për planifikim të sulmeve terroriste dhe anëtarësim në një organizatë jashtë ligjore. Atë e pret burgimi i përjetshëm. Grupi i McKevittit akuzohet se udhëheq me organizatën IRA e vërtetë, dhe se qëndron prapa sulmit të gushtit 1998 në qytetin Omagh në Irlandën e Veriut, kur u vranë 29 njerëz.













KABUL/AFGANISTAN












Komandanti i Forcës Ndërkombëtare në Afganistan tha sot se ka nevojë urgjente për forca sigurie jashtë kryeqytetit Kabul. Gjeneral lejtnanti Norbert van Heyst, u tha gazetarëve se dëshiron ta zgjojë bashkësinë ndërkombëtare lidhur me situatën jashtë Kabulit, e cila duhe të bëjë çdo përpjekje të sigurojë provincat afgane, ku grupet e mbetura talibane po rigrupohen.










HIROSHIMË














Hiroshima sot e shënoi 58 vjetorin e sulmit të parë bërthamor në botë. Rreth 140 mijë njerëz u vranë kur bomba e lëshuar nga aeroplani ushtarak amerikan e shkatërroi qytetin 687 kilometra në jug të Tokios.
Në ceremonialin përkujtimor, kryetari i bashkisë Tadatoshi Akiba i kritikoi Shtetet e Bashkuara për zhvillimin e teknologjive të reja bërthamore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG