Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit, Areil Sharon, ka deklaruar sot se palestinezët nuk do ta fitojnë shtetin që duan nëqoftë se nuk do t'i shkatërrojnë grupet militante. Ai ka thënë se kjo gjë parashihet edhe në planin e paqes të sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sharon i ka bërë këto komente menjëherë pas dy sulmeve të njëpasnjëshme vetëvrasëse ku u vranë 2 izraelitë dhe mbi 10 të tjerë u plagosen, në qendër të Tel Avivit dhe në Bregun Perendimor.
XS
SM
MD
LG