Ndërlidhjet

BRUKSEL


Një gjykatë belge ka dënuar mëse 20 persona, shqiptarë dhe turq, të cilët udhëhiqeshin nga 35 vjeçari shqiptar, Mhill Sokoli, për përfitime të paligjshme të disa milionave euro nga kontrabandimi i njerëzve. Gjykata u ka dhënë dënimin prej 3 deri në 8 vjet burgim. Gjykata e Dendermundit, ka thënë se të akuzuarit kanë transferuar ilegalisht mbi 10 mijë njerëz, nga vendet e Evropës Lindore për në Angli gjatë viteve 2001-2002, duke u marrë atyre prej 400 deri në 3 mijë Euro për person.
XS
SM
MD
LG