Ndërlidhjet

NJU JORK


Pas rënies së mbrëmëshme të sistemit elektro-energjetik që la në terr rreth 50 milion njerës në pjesët veri-lindore të Shteteve të Bashkuara dhe ato jugore të Kandasë, rryma ka filluar gradualisht të rivendoset, por zyrtarët thonë se akoma nuk është e qartëse çka e shkaktoi rënien e sistemit energjetik, ndonëse përjashtojnë terrorizmin.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka deklaruar se nuk ka prova që rënia e sitemit energjetik të jetë shkaktuar nga terrorizmi, por ai , sikurse zyrtarët tjerë, nuk mundnin të thonë me sakstësi përse ndodhi havaria.
''Një gjë që medoj se mund t'a themë me siguri është ajo se ky nuk ishte një akt terrorist. Kamë dëgjuar për raportet lidhur me goditjen e rrufesë në Ujvaret e Niagarës, por zyrtarët federalë po hetojnë vërtetësinë e kësaj'', ka thënë presidenti marikan.
Në Montreal, zyra e kryeministrit të Kanadasë, Jean Chretien kumtoi se zyrtarët amerikanë dhe kanadezë janë të një mendimi se rënia e sistemit energjetik ishte shkaktuar nga një goditje rrufeje në hidrocentralin afër ujvareve të Niagarës, në shtetin e Nju Jorkut.
Qytetet e mëdha amerikane, sikurse Nju Jorku, Dertroidi, Bostoni dhe Klevland dhe qytetet kanadeze,Toronto dhe Otava, që të gjithë kishin mbetur pa rrymë.
XS
SM
MD
LG