Ndërlidhjet

30 VJET NË SHËRBIM TË NJERËZVE TË ZAKONSHËM


Ron Synovitz, Radio Evropa e Lirë

Vdekja e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara në Irak, Sergio Vieira de Mello nga sulmi i djeshëm me kamion-bombë pranë zyrave të stafit të Kombeve të Bashkuara në Bagdad jehoi dhimbshëm anembanë komunitetit diplomatik ndërkombëtar.
''Kombet e Bashkuara humbën disa nga punonjësit e vet publik më të shkëlqyer, veçanërisht SergioVieira De Mellon, i cili ishte vërtet kolegu ynë më brilant dhe më i miri'', tha ndër të tjera Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, duke folur për shembëlltyrën e De Mellos, për të cilin flitej se mund të ishte pasardhësi i vetë Kofi Annanit.
Në qarqet diplomatike braziliani De Mello ka qenë
shumë i respektuar për më se tre decenie shërbim që ka përfshirë koordinimin e angazhimeve të para humanitare të Kombeve të Bashkuara në zonat e luftës dhe të krizave anembanë botës.
Në Bagdad, zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, me rastin e vrasjes së Sergio Vieira de Mello, ka deklaruar se nuk ka njeri tjetër në Botë që mund të bënte atë lloj pune që ishte në gjendje ta bëjë De Mello. ''Sergio Vieira de Mello ishte njeri të cilin Sekretari i Përgjithshëm e çonte kudo që kishte kriza të mëdha. Ishte kriza në Kosovë kurse njeriu i parë në skenë i dërguar nga Kofi Annan ishte Sergio Vieira De Mello. Ishte kriza në Timorin Lindor dhe njeriu i parë në skenë që dërgoi Sekretari i Përgjithshëm ishte De mello. Ishte kjo krizë e madhe këtu në Irak dhe kush u dërgua? Sergio Vieira De Mello", ka thënë zëdhënësi Salim Lone.
Si i dërguar special i Kofi Annanit në Kosovë në
vitin 1999, Vieira de Mello ishte zyrtari i parë më i
lartë nga Kombet e Bashkuara që arrinte atje pas 78
ditë bombardimesh ajrore të NATO-s që i dhanë fund
vërsuljes së Beogradit kundër shqiptarëve.
Kur De Mello arriti në Prishtinë në qershor të vitit
1999, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk kishte madje as ndërtesën ku do të vendoste zyrtarët e vetë, apo sistem satelitor komunikimi që do t'i mundësonte UNMIK-ut lidhje të pandërprera telefonike me botën e jashtme.
De Mello i zgjidhi shpejtë këto probleme dhe krijoi
bazamentin për operacionet e ardhshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë ashtu që Agjencitë humanitare dhe administrata e OKB-së të mund të koordinonin punën e tyre.
De Mello qe dërguar pastaj në Timorin Lindor të cilin
e administroi derisa mori pavarësinë, ishte caktuar
pastaj Komisioner i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë dhe së fundi zyrtar më i Lartë i OKB-së në Irak.
Që nga fillimi Misionit në Bagdad De Mello e kishte
konsideruar mungesën e sigurisë në Irak si problem
kyç. ''Problemi i parë është mungesa e sigurisë,
veçanërisht në rajonet urbane-duke filluar me
Bagdadin, si kryeqytet. E dij nga përvoja se nuk është
e lehtë të vendosësh rend kur të gjitha institucionet
shtetërore kanë kollapsuar'', kishte thënë De Mello
para Këshillit të Sigurimit gjatë qershorit.



XS
SM
MD
LG