Ndërlidhjet

TIRANË


Shqipëria ''dënon ashpër sulmin terrorist'' kundër zyrave të Kombeve të Bashkuara në Irak dhe shpreh besimin se ''akte të tilla nuk do të ndalojnë përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare'' për të siguruar paqën në ate vend dhe për të rindërtuar institucionet dhe rendin demokratik.
Në deklaratën e ministrisë së Jashtëme shqiptare shfaqet bindja se ''këto akte terrosriste do të rrisin ndërgjegjen e komunitetit ndërkombëtar për nevojën e forcimit të bashkëpunimit kundër terrorizmit kudo në botë''.
XS
SM
MD
LG