Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon është takuar me zyrtarët e lartë të sigurisë dhe të mbrojtjes për të diskutuar përgjigjen ndaj bombardimit të djeshëm vetëvrasës kundër një autobusi në Jerusalem që la së paku 18 të vrarë, në msin e të cilëve edhe pesë shtetas amerikanë dhe 100 të plagosur.
Zëdhënësi i qeverisë izraelite, Avi Pazner ka thënë se sulmet tregojnë se udhëheqia palestineze ka dështuar të përmbushë premtimet e saj për shpartallimin e ''infrastrukturës terroriste''.
''Nëse Autoritetei palestinez do të kishte bërë për këto tetë javët e fundit atë që supozohej se do t'a bënte-dhe kjo të ndiqte organizatat terroriste, të çarmatoste ato, të shpartallonte infrastrukturën terroriste-kjo nuk do të kishte ndodhur'' , ka thënë zyrtari izraelit.
XS
SM
MD
LG