Ndërlidhjet

DURRËS


Në takimin rajonal që mbahet në Durrës presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu u ka bërë thirrje përfaqësuesve të vendeve nga Ballkani që të punojnë për bashkëpunim dhe dialog.
Presidenti Moisiu tha se ''Takimi i paqës dhe miqësisë'' i Durrësit, mikpritës i së cilit është Shqipëria, është organizuar sipas shembëllit të ''Lutjeve të mëngjezit'' të Shteteve të Bashkuara dhe paraqet hap konstruktiv për ardhmërinë e rajonit.
Në takimin e Durrësit marrin pjesë presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, presdenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, kryetari i Kuvendit të Republikës së serbëve të Bosnjës, Dragan Kaliniq, anëtari i Qendrës koordinuese të Beogradit për Kosovën, Vladimir Bozhoviq, ministri i Jashtëm i Rumanisë, Mirçea Xhoana dhe përfaqësues të Kongresit të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG