Intervistë me Rexhep Ismajlin, anëtar i Këshillit Drejtues të Seminarit
RADIO EVROPA E LIRË
Si e vlerësoni punën e Seminarit të 22-të Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, duke pasur parasysh se ju keni qenë për një kohë të gjatë kreator i seminareve të tilla?
REXHEP ISMALJI
Seminari i 22-të po i zhvillon punimet në frymën e traditës së tij shumë të mirë, në frymën e veprimeve dhe të arriturave të tij më të mira dhe ka një pjesëmarrje shumë të madhe, qoftë në veprimtaritë themelore që janë mësimi i gjuhës dhe kurset e gjuhëve, qoftë edhe në veprimtaritë e tjera, siç janë diskutimet e ndryshme, ligjeratat, konferencat shkencore etj. Natyrisht, është herët të bëjmë vlerësime të përgjithshme. Ka edhe një javë punë dhe është çështja e konferencave shkencore që do të mbahen në kuadër të sesionit dyditor shkecor, me tri tema të ndryshme. Aty do të marrin pjesë rreth 100 kumtues. Të gëzon fakti që ka shumë të rinj pjesëmarrës që interesohen në radhë të parë për mësimin e gjuhës dhe po krijohen baza për një brez të ri albanologësh.
RADIO EVROPA E LIRË
Një hapësirë e veçantë e këtij seminari i kushtohet letërsisë dhe kulturës arbëreshe. Si e shpjegoni ju këtë?
REXHEP ISMAJLI
Pjesa e sesionit shkencor i kushtohet letërsisë dhe kulturës arbëreshe. Si temë diskutimi kemi veprën e De Radës, për shkak të përvjetorit të tij. De Rada është një ndër figurat më të rëndësishme të letërsisë shqiptare në përgjithësi dhe në një mënyrë ai përfaqëson dhe është një simbol i kulturës arbëreshe në përgjithësi. De Rada si shkrimtar ka përmasa që i kapërcejnë kufijtë e kulturës kombëtare dhe përvjetori i tij meriton të shënohet në këtë mënyrë, në një seminar. Nga ana tjetër meqenëse se është lënë një temë për De Radën dhe meqenëse është pritur që sivjet do të marrin pjesë më shumë arbëreshë, Këshilli Drejtues e ka parë të arsyeshme që me këtë rast të krijojë mundësitë të flitet edhe për të folmet e arbëreshve të Italisë.
RADIO EVROPA E LIRË
Ju do të paraqiteni me një ligjeratë në këtë seminar. Çka do të trajtoni në ligjeratën tuaj?
REXHEP ISMALJI
Do të paraqes një ligjeratë për figurën e Eqrem Çabejt, si gjuhëtar, si intelektual, si shkenctar dhe si dijetar. Do të merrem me profilin e tij. Do të përpiqem të pasqyroj pikat në të cilat Çabej ka arritur rezultate kulminante dhe arsyet pse edhe sot e kësaj dite ato konsiderohen kulminante. Afërsisht kjo do të jetë tema e ligjeratës sime për javën e ardhshme.
Intervistoi Hyrë Tejeci