Ndërlidhjet

BAGDAD


Administratori civil amerikan i Irakut, Paul Bremer ka deklaruar se bombardimi i zyrave të stafit të Kombeve të Bashkuara në Bagdad shënonë një front të ri në luftën kundër terrorit.
Ndonëse ka pak prova se kush e bëri sulmin, rreth 100 militantë të jashtëm kanë hyrë së fundit në Irak , ka thënë Bremer.
''Ata që vajtojnë për kthimin e Baathizmit do të dëshprohen, kurse ata që dëshirojnë vendosjen e ndonjë tiranie të re do të dështojnë. Ata mund të ndërmarrin dy-tre apo dhjetë operacione, por do të dështojnë'' , ka thënë Bremer duke folur mbrëmë në ceremoninë përkujtimore për të dërguarin e Kombeve të Bashkuara në Irak, Sergio Vieira De Mello, i cili u varros në Brazil.
XS
SM
MD
LG