Ndërlidhjet

YLBER HYSA: DIALOGU TEKNIK PRISHTINË-BEOGRAD ËSHTË PROCES I IMPROVIZUAR QË NUK MUND TË SJELLË REZULTATE TË QËNDRUESHME


RADIO EVROPA E LIRË
Në Këshillin e Sigurimit u diskutua për Kosovën edhepse nuk u soll ndonjë rezolutë e veçantë. Sa mund të ndikojë kjo në zhillimet e procesit në të ardhmën?

YLBER HYSA
Nuk konsideroj që mbledhja në Këshillin e Sigurimit do të shënojë ndonjë kthesë të madhe sa i përketë prioriteteve në politikën kosovare. Më shumë do ta quaja një veprim të z.Çoviq të motivuar për ta forcuar pozicionin në politikën e brendshme serbe dhe kjo është një reagim në varg të iniciativave promovuese të z. Çoviq, i cili përmes Kosovës po përpiqet që të ndërtojë një pozicion më të fuqishëm politik në Serbi. Në këtë aspekt gjithsesi Këshili i Sigurimit ka adresuar një problem serioz, siç ishte rasti me Gorazhdecin, por nuk duket që të ketë sjellë një mesazh alarmant, i cili do të ndryshojë në mënyrë urgjente në politikën ndaj Kosovës.

RADIO EVROPA E LIRË
Si e vlerësoni përgjigjen e institucioneve të Kosovës pas miratimit të projekt-rezolutës për futjen e Kosovësn në kushtetutën e Serbisë?

YLBER HYSA
Ky është një reagim i logjikshëm ndaj një hapi të tillë nga Beogradi. Natyrisht, kosovarët nuk mund të jenë indiferentë ndaj një veprimi të tillë politik të Beogradit, i cili në mënyrë të njëanshme e prejudikon të ardhmën e qytetarëve të Kosovës, pa i pyetur ata. Prandaj është shumë i logjikshëm një reagim i tillë.

RADIO EVROPA E LIRË
Si do ta komentonit deklarimin e Ministrit të Mbrojtjes të Shqipërisë, Pandeli Majko, dhe reagimin e institucioneve tjera zyrtare të Tiranës?

YLBER HYSA
Z. Majko e ka kuptuar që ka ardhur momenti që ta bëjë një zë të qartë nga Tirana, i cili nuk mund të rrijë indiferent ndaj një veprimi të tillë, i cili jo vetëm që prejudikon statusin e ardhshëm të Kosovës, por në një mënyrë kontribuon në jostabilitetin e rajonit. Prandaj më duket që ka qenë një reagim shumë i përgjegjshëm i z. Majko dhe një reagim i tillë vjen pas një kohe të gjatë kur mund të thuhet se nga Tirana zyrtare ka adhur një ton disonant, sa i përketë politikës së jashtme dhe pozicionimit karshi Kosovës. Madje një kohë të gjatë kemi dëgjuar nga ish ministri i jashtëm i Shqipërisë se si dëmtohet me faktin që ka vendosur mardhënie speciale me Beogradin dhe në momentin kur u bë një ligj për tregti të lirë midis Kosovës dhe Shqipërisë atëherë kishet ardhur një zë kaq i fuqishëm kundër nga Beogradi dhe po të kishte ndonjë politikë të jashtme, e cila analizon dhe merr qëndrime edhe për inetersin kombëtar atëherë kjo duket se do të ishte pika e alarmit. Duket se Z. Majko ishte një zë ndërgjegjeje, i cili e ka ngelur edhe politikën e bredshme të Tiranës lidhur me këto ngjarje që nuk mund ta lenë indiferente Shqipërinë.

RADIO EVROPA E LIRË
Çka prisni nga shefi i ri i UNMIK-ut, Hari Holkeri, dhe pas këtyre zhvillimeve të fundit, a mendoni se do të ketë bisedime të drejtpërdrejta për çështje teknike midis Prishtinës e Beogradit?

YLBER HYSA
Z. Holkeri sot zyrtarisht do ta marrë funksionin në Kosovë. Nga ajo që ai ka paralajmëruar si parim neutralitetin, më duket që do të ketë probleme për faktin që z. Holkeri e ka të qartë mandatin e tij për të administruar Kosovën dhe jo për të qenë ndërmjetës midis Prishtinës dhe Beogradit. Në këtë kuadër duket që edhe pas ngjarjeve të fundit, dialogu i ashtuquajtur teknik, do të jetë gjithnjë më i vështirë. Vetë veprimet e fundi të Beogradit kanë treguar që edhe atje nuk ka një gatishmëri për ta adresuar këtë problem, për shkak të ekzistimit të prioriteve të tjera, siç është zgjedhja e kushtetutës dhe zgjedhjet në Serbi. Poshtu duket se edhe në Kosovë ka prioritete të tjera. Prandaj çështja e dialogut teknik, në fund të fundit duket se ka qenë një agjendë e sjellë nga jashtë që nuk e ka përfilluar dinamikën e politikës së akterëve politikë në Prishtinë dhe Beograd dhe si e tillë më shumë është një proces i improvizuar që nuk mund të sjellë rezultate të qendrueshme.

RADIO EVROPA E LIRË
Kishte një nismë për një vizitë te familjarët e viktimave në Gorazhdec. Sa mendoni se nismat e tilla i shtendosin marrdhëniet ndëretnike?

YLBER HYSA
KACI ishte koordinator i një aksioni të tillë vullnetar të më së 60 OJQ-ve nga Kosova, të cilat thjesht kanë dashur të shprehin pezmin e tyre për aktet kriminale ku ranë viktima të rinjët kosovarë në Gorazhdec, por më parë edhe në Pejë. Një nismë e tillë ishte menduar që do të shtensiononte këto raporte, mirëpo nga reagimet e fundit të z. Çoviq dhe të disa zyrtarëve serbë pamë se si madje edhe një vullnet i tillë i mirë të keqpërdorët për agjenda të ndryshme politike promovuese, të cilat jo që e shtensionojnë situatën, por në fakt u krijojnë këtyre njerëzve një kartë politike në dorë, të cilën dëshirojnë ta përdorin në mënyrën më cinike dhe më joprincipiele.

Intervistoi Vullnet Poshka.
XS
SM
MD
LG