Ndërlidhjet

PEKIN


Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Xhejms Keli, që udhëheq delegacionin e Shteteve të Bashkuara në bisedimet shumë-palëshe për çështjen e programeve bërthamore të Koresë Veriore, arriti sot në Pekin. "Unw jam shumë i kënaqur që erdha përsëri në Pekin. Ne për një kohë të gjatë kemi punuar në këtë çështje, miqtë kinezë poashtu kanë punuar për një kohë të gjatë për t'i organizuar këto takime shumë palëshe. Ne shpresojmë për shkëmbime të drejtpërdrejta dhe korrekte të pikëpamjeve", tha pwr media ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Xhejms Keli.
XS
SM
MD
LG