Ndërlidhjet

SHKUP


Ndonëse mbrëmë u liruan dy pengjet, forcat policore të Maqedonisë kanë rrethuar fshatin Araqin afër Shkupit në përndjekje të Avdil Jakupit, i njohur me pseudonimin ''Çakalli'', i cili konsiderohet të jetë një nga liderët e grupit të armatosur që quan veten Armata Kombëtare Shqiptere.
Zëdhënësja e policisë, Miraja Koteska ka deklaruar se vend-ndodhja e Jakupit ''është përcaktuar dhe se ai do të arrestohet'', pa dhënë hollësi për operacionin vijues.
Vetë Avdil Jakupi u ka deklaruar sot agjencive të lajmeve se ai dje ''ishte mashtruar'' nga autoritetet kur ishte dakorduar për lirimin e pengjeve, duke thënë se ''kishte marrë garancione'' për lirimin e Avni Ajetit, por derisa priste arritjen e tij, ''ishte rrethur nga tanke dhe autoblinda dhe ishte sulmuar''.
XS
SM
MD
LG