Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BAGDAD


Komandanti i forcave të këmbësorisë së Shteteve të Bashkuara në Irak, gjenerali Ricardo Sanchez ka theksuar sërish se nuk ka nevojë për vendosjen e më shumë trupave amerikane në Irak.
''Ajo që na nevojitet është ndërlidhja me popullin irakian, ca bashkëpunim me irakianët, ato forca irakiane të cilat punojmë palodhur për ti formuar si trupa mbrojtëse civile, forca policore, forca kufitare për të qenë në gjendje të vendoset ndërlidhja me popullin irakian i cili mund të na japë informatat që na nevojiten'', ka thënë gjenerali Sanchez.
Sot katër ushtarë amerikanë në Irak janë plagosur kur një bombë e improvizuar ka shpërthyer tek qyteti Falluxha, kurse në një incident tjetër afër qytetit të Basrës është vrarë një ushtar britanik, kurse dy të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG