Ndërlidhjet

PRISHTINË


Forca paqëruajtëse e udhëhequr nga NATO në Kosovë kumtoi se çdokush që do të dorëzojë armë dhe municion ilegal gjatë muajit shtator, ose parqet vendin se ku ndodhen materiale shpërthyese, nuk do të ndiqet penalisht ose arrestohet, por do të amnestohet.
Në komunikatë thuhet se ''në Kosovë jo vetëm që egziston policia kosovare, por edhe policia civile ndërkombëtare dhe KFOR-i të cilët bashkëpunojnë ngushtë për t'u ofruar siguri të gjithë banorëve të saj, prandaj nuk ka kurrfarë arësyetimi për mbajtje të armëve ilegale''.
Anembanë Kosovës do të vendosen punkte mobile për mbledhjen e armëve, kurse dorëzimi do të bëhet prej 1 deri në 30 shtator, nga mëngjezi e deri në mbrëmje.
XS
SM
MD
LG