Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana, ka thënë sot se qeveritë e vendeve të Bashkimi Evropian janë larg pajtimit për projekt-rezolutën e re të Shteteve të Bashkuara për Irakun. Solana duke folur para komunitetit për çështje të jashtme të Parlamentit Evropian, tha se megjithatë të 15 vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë të vendosura që të përfshihen në përpjekjet për rindërtimin e Irakut, por duhet gjetur format se si do të ndihmohet. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan e ka thirrur takimin e 5 anwtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit në Gjenevë këtë fundjavë, për të gjetur një kompromis për këtë çështje.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.