Ndërlidhjet

NJU JORK


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mbajtur mbrëmë një mbledhje të hapur, ku për zhvillimet në Kosovë ka raportuar ndihmës sekretari i përgjithshëm për Operacione paqësore të Kombeve të Bashkuara, Hedi Annabi.
Duke folur për zhvillimet politike, Annabi ka përkujtuar se parlamenti i Serbisë ka miratuar deklaratën për Kosovën, duke theksuar se liderët e shqiptarëve të Kosovës ishin kritikë ndaj atij dokumenti, veçanërisht për referencën mbi statusin e Kosovës.
Annabi ka thënë se qeveria e Kosovës ka shfaur publikisht brengosje lidhur me vendimin për miratimin e Deklaratës së Sërbisë dhe deklaroi qëllimet e veta për ndërtimin e një shteti të pavarur.
Ai ka theksuar se shefi i ri i UNMIK-ut, Hari Holkeri ka riafirmuar parimin e standardeve para statusit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG