Ndërlidhjet

LONDËR


Ministri britanik i mbrojtjes, Geoff Hoon, është thirrur të dëshmojë javën e ardhshme, për të dytën herë, lidhur me vetvrasjen e ekspertit qeveritar të armëve, David Kelly.
Në mesin e dëshmitarëve mbi këtë cështje ka qenë dhe kryeministri Blair.
Ndërsa shefi i Shërbimit Sekret Britanik, Sir Richard Dearlove, dëshmoi sot rreth pretendimeve të qeverisë për aftësitë ushtarake të regjimit të Sadam Huseinit, përpara se të fillonte lufta.
Dearlove tha se qeveria i kishte përdorur këto informacione në mënyrë të rregullt dhe të ligjshme.
XS
SM
MD
LG