Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush e ka quajtur udhëheqësin palestinez Jaser Arafat, si " lider të dështuar". Këto komente Bush i ka bërë gjatë takimit me mbretin Abdullah të Jordanisë në rezidencën presidenciale Kamp David në shtetin Merilned. "Zoti Arafat ka dështuar si udhëheqës. Ashtu siç e kam thënë, ish kryeminsireri Mamud Adabas u nënvlerësua nga drejtuesit e vjetër dhe këtu kam parasysh edhe Jasser Arafatin", ka thënë Bush, duke shtuar se në qoftë se palestinezët dëshirojnë paqe atëherë ata do të duhet të kenë një udhëheqës që do të zotohej për luftimin e terrorizimit.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.