Ndërlidhjet

BERLIN


Presidenti i Francës, Jacques Chirac ka thënë se ende ka dallime në politikën për Irakun. Këto komente Jacques Chirac i bëri pas takimit me kancelarin gjerman Gerhard Schroeder dhe kryeministrin e Britanisë, Tony Blair. "Pikëpamjet tona ende nuk janë konvergjente" – tha presidenti francez në konferencën e përbashkët për shtyp. Ai përsëriti pozicionin e Francës për nevojën e një kalimi të shpejtë të sovranitetit në popullin e Irakut. Kryeministri britanik Tony Blair tha se "çfarëdo qofshin dallimet ato mund të zgjidhen". Ai tha se "të gjithë dëshirojmë ta shohim një Irak stabil". Kancelari Gerhard Schroeder tha se ata të gjithë u pajtuan "për një rol të rëndësishëm të Kombeve të Bashkuara në Irak".
XS
SM
MD
LG