Ish presidenti amerikan, Bill Clinton e shpalli sot të hapur qendrën përkujtimore kushtuar më se 8 mijë boshnjakëve të vrarë në këtë vend. Me këtë rast ish presidenti amerikan, Clinton tha: "Njerëzit e këqij të etur për pushtet i vranë këta njerëz të mirë thjeshtë për shkak të asaj se kush ishin ata. Ata synonin pushtet nëpërmjet të gjenocidit, por Srebrenica ishte fillimi i fundit të gjenocidit në Evropë". Ai mëtutje foli edhe lidhur me përgjegjësit e këtyre mizorive: "Ata më përgjegjës për mizoritë, liderët, ende nuk janë kapur. Kërkimi për ta duhet të vazhdoj. Këtë ua kemi borxh burrave dhe të rinjve të varrosur në këtë tokë të shenjtë, ua kemi borxh grave dhe fëmijëve që mbijetuan për të parë se drejtësia arriti".
Ai pastaj tha se "gjatë historisë, boshnjakët, kroatët dhe serbët kanë jetuar së bashku në paqe...kështu që përfundimi i konfliktit paraqet një rast, por jo edhe garancë, që këto bashkësi përsëri të jetojnë së bashku". Në fund të fjalimit të tij Bill Clintoni u angazhua për kthimin sa më të madh të refugjatëve në Srebrenicë. Agjencitë e lajmeve informojnë se në Srebrenicë kishte ndodhur masakra më e tmerrshme prej përfundimit të Luftës së dytë botërore. Srebrenica, një qytet që gjendet afro 80 kilometra në verilindje të Sarajevës, ishte deklaruar "zonë e sigurisë" nga ana e Kombeve të Bashkuara në periudhën kur ishte pushtuar nga ushtarët serbë të Bosnjës në qershor të vitit 1995. Ushtarët kishin ekzekutuar më se 8 mijë boshnjakë, shumica prej tyre meshkuj. Amir Mashoviq, udhëheqës i komisionit për boshnjakët e zhdukur ka thënë se "Ndër të gjithë liderët botëror, Bill Clintoni ka të drejtën më të madhe morale për ta hapur këtë qendër përkujtimore".