Ndërlidhjet

NJU JORK


Kryesuesi i Këshillit të Përkohshëm Qeverisës të Irakut, Ahmad Qalabi, ka mohuar çdarëdo mospajtimesh me Shtetet e Bashkuara për të ardhmen e Irakut. Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Qalabi ka thënë se Iraku nuk ka mospajtime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se presidentit Xhorxh Bush i është mirënjohës për çlirimin e vendit. Qalabi i bëri këto komente pas njoftimeve se disa anëtarë të delegacionit irakian kërkuan në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara që menjëherë t'u kalohet pushteti.
XS
SM
MD
LG