Zijadin Gashi, Prishtinë
Kosova do të integrohet në Evropë, nëse ajo vet e trason rrugën drejt këtyre integrimeve si një shoqëri demokratike dhe shumë-etnike, ka thënë sot shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Harri Holkeri. Ai i ka bërë këto komente me rastin e diplomimit të gjeneratës së 26 të Shërbimit Policor të Kosovës. Duke u drejtuar mesazhe policëve të rinj që të sigurojnë sundimin e ligjit në Kosovë, Holkeri tha se rruga e Kosovës drejt Evropës ka filluar dhe se qytetarët e saj bashkë me të gjitha strukturat udhëheqëse do të jenë ata që do ta përcaktojnë këtë rrugë:
"Që Kosova të jetë e mirëpritur në Evropën shumë-etnike, ajo së pari duhet të jetë vetë shumë-etnike", tha Holkeri, për të shtuar se populli i Kosovës në fakt edhe nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveç integrimit. Shumë-etniciteti dhe sundimi i ligjit, nënkupton integrimin e Kosovës në Evropë, kurse armët dhe dhuna janë pengesë e këtyre integrimeve, tha shefi i UNMIK-ut në këtë ceremoni.
Ndërsa komandati i KFOR-it, gjenerali Fabio Mini, i cili u paraqit sot për herë të fundit në një ceremoni të tillë, për shkak të përfundimit të mandatit, tha se KFOR-i dhe UNMIK-u do ta ndihmojnë popullin e Kosovës që të gjejë rrugën drejt integrimeve evropiane. Kurse policia e Kosovës, tha ai, do të jetë një prej shtyllave kryesore e cila do ta përcaktojë nivelin e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë:
"Komuniteti ndërkombëtar, UNMIK-u dhe KFOR-i, janë me ju, por në fund, pamja e ardhshme e Kosovës do të jetë në duart tuaja", tha gjenerali Fabio Mini.
Të dy përfaqësuesit e lartë ndërkombëtarë në Kosovë e vlerësuan Shkollën Policore, si të arriturën më të madhe në Kosovën e pasluftës, nga e cila u tha se deri tani janë diplomuar 6,079 veta.
Mandatin për trajnimin e policisë së Kosovës e ka misioni i OSBE-së.
Parashihet që ky mandat të përmbyllet në fund të vitit 2004 me rrumbullaksimin e numrit prej 6.400 policëve kosovarë të diplomuar.