Ndërlidhjet

PRISHTINW


Kuvendi i Kosovës as sot nuk morri vendim për pjesëmarrjen e Kosovës në bisedimet për çështje teknike me Beogradin. Në këtë seancë të Kuvendit, ku ishte i pranishwm edhe kryeministri, Bajram Rexhepi, me kabinetin qeveritar, nuk u morr vendim pwr shkak tw mungesës së konsensusit brenda tre grupeve parlamentare. Kryeministri tha nw Kuvend se pozita e delegacionit të Kosovës në këto bisedime është shumë e pafavorshme dhe se shumë çështje edhe më tej mbeten pa u sqaruar. Me kwtw rast Rexhepi ka kwrkuar bartjen sa mw shpejt tw kompetencave.
PRISHTINË
Zëdhënësi i administratës së Kombeve të Bashkuara, Andrea Agneli, ka njoftuar se mbrëmë në mesnatë, gjatë një incidenti me armë zjarri, në Strellc të Decanit është vrarë Avdi Mujaj, 37 vjec, dhe janë plagosur tre kushërinj të tij. Motivet dhe personat tjerë të përfshirë në këtë incident mbeten të paqarta. Sot në mëngjes ndërkaq, në fshatin Gllamnik, jo fort larg Prishtinës, në një furgon janë gjetur trupat e pajetë të tre shqiptarëve të vrarë nga afër me armë zjarri, dy vëllezër dhe daja i tyre. Zoti Agneli tha se për këtë vrasje, policia tashmë ka arrestuar të dyshuarin, gjithashtu shqiptar.
XS
SM
MD
LG