Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Siria ka kërkuar që në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të miratohet propozim-rezoluta e saj, me të cilën dënohet Izraeli për sulmin ajror në kampin e dyshuar militant palestinez afër Damaskut. Izraeli e ka arsyetuar këtë sulm duke thënë se Sira e mbështet terrorizmin. Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Negroponte, në diskutimin e tij, mbrëmë vonë, ka thënë se "Siria gjendet në anën e gabuar të luftës kundër terrorizmit. Ai mëtutje ka thënë: "Shtetet e Bashkuara dhe qeveria e Izraelit pajtohen se është me rëndësi që të evitohen aksionet që mëtutje do të mund ti shtonin tensionet në Lindjen e Mesme. Ne kemi theksuar qartas nevojën që Siria ta ndërprejë strehimin e grupeve terrorist".
XS
SM
MD
LG