Ndërlidhjet

PRAGË


Në Bosnjë janë shënuar përparime, Kosova mbetet një histori e pambaruar derisa nuk po trajtohet cështja e statusit, ndërsa Serbia është një vend, i cili ka filluar dalëngadalë të kuptojë realitetet në Evropën moderne, shkruhet në një koment autorial të Richard Holbrooke dhe Bernards Kouchner, të botuar sot në Wall Street Journal.
Derisa statusi i Kosovës të jetë i papërcaktuar, bashkësia ndërkombëtare, e përfaqësuar nga NATO-ja dhe OKB-ja në terren, thjesht kanë ngecur.
Më tej në komentin në fjalë shkruhet se në Kosovë është bërë pak përparim vecanërisht në dy cështje: kalimin e pushtetit tek vendorët dhe për përcaktimin e statusit përfundimtar. Të gjithë, përfshirë dhe kryeadministratorin Holkeri, ndajnë të njëjtin mendim, përfundon komenti në fjalë.
XS
SM
MD
LG