Ndërlidhjet

BAGDAD


Mijëra myslimanë shiitë sot protestuan në një lagje të Bagdadit duke kërkuar largimin e amerikanëve.
Ata i akuzuan trupat e Shteteve të Bashkuara për përleshjet e djeshme në lagjen Sadr, ku u vranë 2 dhe u plagosën 4 ushtarë amerikanë.
Ushtria amerikane tha se pjesëtarët e saj kishin rënë në pusi.
Dje, presidenti amerikan George Bush e ripërsëriti përcaktimin e tij për stabilizimin dhe demokratizimin e Irakut.
"Terroristët në Irak besojnë se sulmet e tyre ndaj njerëzve të pafajshëm do ta dobësojnë vendosmërinë tonë. Ata besojnë se Amerika do t'u ikë sfidave, por gabojnë, sepse amerikanët nuk janë nga ata që ikin", tha George Bush.
Prej 1 majit, kur presidenti amerikan shpalli se luftimet kryesore kanë përfunduar, në Irak janë vrarë më shumë se 90 ushtarë amerikanë.
Megjithate, administratori amerikan Paul Bremer sot tha se jeta në Irak është "krejtësisht normale", përkundër sulmeve të përditshme ndaj forcave amerikane.
XS
SM
MD
LG