Ndërlidhjet

BAGDAD


Një ushtar amerikan është vrarë dhe një tjetër është plagosur kur makina e tyre hasi në një minë tokësore në Irakun Verior, ka thënë sot zëdhënësi ushtarak Gordon Tate. Ai mëtutje ka thënë se incidenti ka ndodhur mbrëmë vonë afër qytetit Bayji. Agjencitë e lajmeve informojnë se prej 1 majit, kur presidenti amerikan George Bush i deklaroi të përfunduara operacionet madhore ushtarake në Irak, janë vrarë 95 ushtarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG